Urdhëri i Sulltan Salepit: Nesër në Republikën e Surrelit do lëvizin nënat brune, nënat bionde....

Saturday, 18 Prill 2020 21:10

Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar urdhërin e kryeministrit Rama që u jep liridalje ditën e dielë vetëm nënave bashkë me një fëmijë.

Urdhër dite i Sulltan Salep Surrelit!
Nesër më datën 19 Prill në të gjithë territorin e Republikës së Surrelit do lejohen të dalin për ajrosje:

1- vetëm nënat brune me fëmijë!

2- ato nuk lejohet të kenë syze dielli.

 

3- Per nënat bionde Komiteti Kombëtar i Mashtrimit do të caktoje një datë të dytë me rregulla strikte. E sigurtë pa syze optike.

4- nënat bionde që do të përdorin bojën e flokëve për tu gdhirë nesër brune do të gjobiten me 500 euro dhe informatori do shpërblehet me 200 euro. Në rast se ndonjëra shkel urdhërin do të ndryhet në qeli.

5-Për burrat do mendojmë pasi të përfundojmë me liridaljet e grave!
Firmosi:

Sulltan Salep Surreli DV!

ps: meqe behet fjale per nenat, vetem ne kete rast do kete edhe kunderfirme

Hanem Surreli DV!

Login to post comments