Ministria i llogarit vdekjet sipas dëshirës/ Koduzi: Ja si veprohet në SHBA

Saturday, 18 Prill 2020 23:03

Një tjetër qytetar humbi jetën sot në Spitalin Infektiv të Tiranës. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Shkodra, i cili ishte infektuar me Koronavirus dhe prej disa ditësh ndodhej i shtruar në QSUT.

Por nuk vonoi shumë dhe Ministria e Shëndetësisë reagoi përmes një deklarate për shtyp duke u shprehur se, viktima vdiq për shkak të sëmundjeve shoqëruese.

Por qartësimet rreth kësaj sjelljeje të ministrisë, që nuk ndodh për herë të parë, i bën mjeku Gazment Koduzi, njëherazi edhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.

 

Ai sjell në vëmendje mënyrën se si operon sistemi shëndetësor amerikan në të tilla situata.

 

"Sipas kritereve të Centre for Disease Control në USA, nëse ke konfirmim laboratorik për Covid-19, atëherë shkaku në skedën e vdekjes shkruhet Covid-19. Në Shqipëri po fshihet shkaku i vdekjes duke e justifikuar me sëmundjet shoqëruese", shkruan Koduzi në një postim të tijin në Facebook.

Image

https://www.syri.net/kronike/332662/ishte-bartes-por-nuk-vdiq-nga-koronavirusi-habit-serish-msh-nuk-ka-viktime-tjeter-si-pasoje-e-covid19/

 
 

Login to post comments