Kurti pritet të takojë sot presidentin Thaçi

Hënë, 20 Prill 2020 08:16

KOSOVA
Kjo pritet të jetë javë vendimtare për Kosovën sa i përket qeverisë së re teksa kryeministri Albin Kurti e nis duke takuar Presidentin Hashim Thaçi.
Kurti dhe Thaçi pritet të takohen sot në godinën e qeverisë teksa ftesën për takim deri tani e kanë refuzuar LDK dhe Ramush Haradinaj në emër të AAK.
Në fakt takimi ka si synim situatën me COVID-19 dje jo qeverinë si dhe masat që mund të merren pasi Kosova ka shënuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit të rasteve të infektuara.

Modifikuar më Hënë, 20 Prill 2020 08:22
Login to post comments