Presidenti Meta mesazh urimi Mbretëreshës Elizabeth II për ditëlindjen e 94-t: Jetë të gjatë, shëndet e mirëqenie!

Tuesday, 21 Prill 2020 15:10

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar sot Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II me rastin e 94 vjetorit të lindjes.

Ndërsa ka shprehur vlerësimin dhe konsideratën e lartë për të dhe popullin që ajo përfaqëson, i pari i shtetit shqiptar i ka uruar jetë të gjatë dhe sa më shumë shëndet Madhërisë së saj. Meta po ashtu dëshiron sa më shumë begati për Mbretërinë e Bashkuar.
STATUSI I PLOTE
Madhëria Juaj, Elizabeth II,
Në ditëlindjen e 94-të të Madhërisë Tuaj, më lejoni që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira për Madhërinë Tuaj.
Në një përvjetor kaq të rëndësishëm, populli britanik, i gjithë Komonuelthi dhe shumë miliona njerëz në mbarë botën gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, udhëheqjen Tuaj të gjatë dhe të dalluar, si dhe angazhimin Tuaj ndërkombëtar dhe publik ndër vite.
Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për marrëdhëniet e gjata dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Duke ritheksuar urimet e mia më të mira për shëndetin dhe mirëqenien Tuaj si edhe për begatinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...