“Do përpiqet të gjejë arsye ta zgjasë gjendjen e pandemisë”/Bylykbashi:Pse gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të shtyhet vetëm 30 ditë

Tuesday, 21 Prill 2020 15:48

Teksa qeveria ka propozuar shtyrje deri në 23 qershor të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, vjen një reagim nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bylykbashi thekson se gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të zgjatet vetëm 30 ditë, siç e përcakton edhe Kushtetuta.
Sipas demokratit, “Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave. Por ceshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Ceshtja eshte a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kërkesën pa kufizim?”. Kujtojmë se dje qeveria propozoi që të shtyje gjendjen e fatkeqësisë, ndërkohë që kërkesën ia ka dërguar edhe Kuvendit për miratim.”.
MESAZHI I BYLYKBASHIT
Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet vetëm 30 dite!
Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj te tjere.
Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te verteta shendetesore me qindra mijera te semure e dhjetera mijera te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundershtojne keto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirefillta ne rruge.
Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave. Por ceshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Ceshtja eshte a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kerkesen pa kufizim?
Po nese Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjase Parlamenti afatin aq sa kerkon Kryeministri? Jo!
Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎ Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter. Afati sherben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Nderkohe te mos harrojme se jane kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes.
Nese do te kishim mburojen imunitare kushtetuese, Gjykaten Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nese Rama, nen pretekstin e koronavirusit, mund te zgjase gjendjen e jashtezakonshme dhe kufizimin e lirive te shqiptareve aq sa i leverdis pushtetit te tij edhe pse statistikat nuk e justifikojne. Por fale Edi Rames, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e semura, edhe pse sot e thone te gjithe qe eshte me mire t’i kurosh bajamet sesa t’i heqesh, sepse jane nder mburojat e para ne diten kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetuten.
Mos harroni Edi Rama do te perpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit. Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise. Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.

Modifikuar më Tuesday, 21 Prill 2020 15:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...