Paralajmëroi shpërthimet në fasoneri/Basha:Jo vetëm nuk i ndihmon,por po i gjobit fasoneritë

E mërkurë, 22 Prill 2020 10:11

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, kërkoi që herët mbylljen e fasonerive sepse mund të shërbejnë si vatra të rrezikshme të infeksionit. Paralajmërimi i tij u kthye në realitet pas shpërthimit të infeksionit nëpër fasoneri, që nga Shkodra e deri në Kurbin e Krujë.
Të dhënat janë shqetësuese. Por kreu i PD nuk kërkoi vetëm mbylljen e fasonerive, por edhe ndihmën e shtetit ndaj këtyre bizneseve.
Duke folur për ABC News këtë mëngjes, Basha tha se shteti që lejoi shpërthimet e virusit, tashmë jo vetëm nuk po i ndihmon, por po i gjobit fasoneritë.
“Duhet të shmangen vatrat e infeksionit në fasoneri dhe duhet të mbështeten nga qeveria. Jam njoftuar sërish nga punonjës fasonerie që janë të shqetësuar për situatën. Por kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Në vend që qeveria të kujdeset edhe për Krujën, pasi shihet si “këmbanë alarmi”, ata vetëm kanë nisur gjobitjen e fasonerive dhe shteti nuk mban asnjë përgjegjësi,” tha Basha
Kreu i opozitës paralajmëroi se ky dështim me krizën e koronavirusit do i shtohet dështimeve të tjera të Edi Ramës. Basha tha se kjo qeveri do të shënojë një katastrofë elektorale në zgjedhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...