SHBA numëron 45 mijë të vdekur/ Shehu: Lutemi për Amerikën, solidaritet të pakufishëm për miqtë tanë

E mërkurë, 22 Prill 2020 17:09

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka shprehur përkrahjen e tij për popullin amerikan që në këto ditë po kalon moment të vështira për shkak të situatës së COVID-19, ku vetëm ditën e sotme numri i të vdekurve shkoi në 45 mijë.

Ne duhet të lutemi për Amerikën!

Numri i viktimave prej Covid 19 në ShBA kaloi 45000, ajo ndodhet nën goditjen e fortë të kësaj pandemie.

Nuk mund kjo të mos gjenerojë dhimbje të thellë, solidaritet të pa kufishem tek të gjithe miqtë, partnerët, tek të gjithë ata që duke u përpjekur a aspiruar për demokraci e liri kanë gjetur e gjejnë në atë vend të vlerave universale, një aleat, mbështetje e shpresë të madhe.

Dhe midis tyre, në radhë të parë duhet e jemi ne shqiptarët, që në historinë tonë e kemi provuar shumë herë këtë mesazh amerikan, kemi marrë që andej qoftë dhe një rreze drite, edhe atëherë kur ishim nën pushtime a diktatura, pothuajse pa shpresë për të ardhmen.

Është jo thjesht një obligim i yni madhor, por shumë më tepër, të shprehim në këto momente të vështira për atë popull të madh, në forma nga më të ndryshmet dhimbjen tonë, mbështetjen tonë qoftë dhe shpirtërore, besimin në atë që kjo “stuhi” do të fitohet, ashtu si janë fituar nga ai vend shume të tilla në histori, duke hapur kështu rrugët e lirisë e zhvillimit për shumë e shumë popuj e vende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...