Vatra e infeksionit në fasoneri/ Basha: Rama refuzoi propozimin tonë, mbrojti kontratat koncensionare të oligarkëve

E mërkurë, 22 Prill 2020 20:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për ‘Pasdite me Xhaxhiun’, u ndal ndër të tjetra edhe te vatrat e infeksionit në fasoneri, ku tha se Rama refuzoi propozimin e PD-së, duke mbrojtur kontratat konceisionare të oligarkëve

Lulzim Basha: Ju e shikoni e dhatë edhe në hapje të emisionit që një vatër e rrezikshme e fasonëve në Krujë është aktivizuar dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ka infektuar masivisht kryefamiljare, nëna, vajza në Krujë dhe në Kurbin.

Pse?! Sepse prej 4 javësh qeveria, kryeministri refuzon propozimin tonë që të heqë 15 milionë euro nga 1 apo 2 kontrata oligarkësh, mjaftojnë ato për 4 javë për të 70 mijë punonjësit e fasonerive për t'iu paguar pagën minimale. Çfarë do të bënte kjo?! Do të ç'aktivizonte këto bomba. Pse janë bomba?! Sepse në qoftë se ke 100, 200, 300 njerëz brenda një hapësire të mbyllur është e pamundur, jo vetëm në kushtet e Shqipërisë por edhe në kushte të tjera që ti të frenosh përhapjen e virusit.

 
 

Dhe ja ku jemi sot, parlajmërimet tona nuk janë dëgjuar, masat nuk janë marrë, kemi dhjetëra të infektuar, infeksioni sot vazhdon të përhapet. Dhe pa diskutim përtej gjendjes që dhimbshme që kjo krijon tek njerëzit ka edhe një kosto financiare shumë më të lartë sesa ajo që mendonte kryeministri që do të kursente duke mos paguar pagën minimale për të 70 mijë punëtorët. Thënë ndryshe siç e thonë britanikët, penny ëise and pound stupid. Kësaj i thonë të ruash qindarkën dhe të harxhosh lekun. Kjo është e pafalshme!

 
 
Login to post comments