Ambasada amerikane në Tiranë:Anullohen të gjitha takimet rutinë për viza

E Enjte, 23 Prill 2020 09:46

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se ka anulluar të gjitha takimet rutinë për viza pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar emigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë.
Në njoftim thuhet:
"Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020.
Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash."

Login to post comments