Shpërthimet në burg e fasoneri/Më qesharake se kurba është justifikimi i qeverisë

E Enjte, 23 Prill 2020 12:02

Shqiptarët mësuan këtë këtë të enjte se virusi kishte shpërthyer frikshëm në një burg të Tiranës.
E enjtja regjistroi 29 raste të konfirmuara, duke barazuar shifrën e regjistruar më 4 prill, kur ‘zëdhënësit’ e qeverisë thanë se ishte arritur piku.
Kurba e Shqipërisë do mbetet sërish kurba më e çuditshme e koronavirusit në të gjithë botën. Shihni të dhënat e Worldometers dhe do befasoheni me këtë çmenduri.
Por më e çmendur është përpjekja e qeverisë për të justifikuar shpërthimet në vatrat e nxehta: në fasoneri dhe në burg.
Opozita shqiptare kishte paralajmëruar se do ketë shpërthime në këto vatra, por fjala e saj ra në vesh të shurdhër.
“Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren,” tha një zëdhënëse e MSH sot me një qetësi, a thua se dy vatra në vendet më të nxehta të shpërndarjes nuk janë hiçgjë.
Kjo sjellje e qeverisë, që i ndan qytetarët në kategori, duket sikur thotë se disa edhe e meritojnë të preken nga koronavirusi.
Sidomos ata më vulnerabël, që janë në burgje e fasoneri.
@syri.net

Login to post comments