A ekziston mundësia që Covid-19 të jetë thjesht një lojë politike?

E Enjte, 23 Prill 2020 15:19

Nga Alda Hajdërasi

Nese do te kthehemi pas ne kohe e jo me larg se para dy vitesh dhe te bejme nje analize te thjeshte te atyre cfare kane ndodhur do te arrijme te kuptojme shume gjera.

Le ta fillojme qe tek protesta e banoreve te Unazes se Re. Ishte kjo qeveri qe pasi vodhi votat tona, taksat tona, te drejtat tona, u hodh per te vjedhur dhe shtepite tona. Erdhen dhe dhunuan banesat tona, ashtu sic jane, si nje tuf delesh te komanduara nga pushtat ne krye dhe na vendosen kryqin e kuq ne banesat tona. Pasi u ngritem ne protest zbuluam dhe mega aferen korruptive 40 milion euro.
Maska e pare e qeverise ra. Por, sigurisht, kjo qeveri nuk ka vetem ate maske! Me pas u zbuluan tenderat e tjera korruptive. U zbulua se si u vodhen votat e shqiptareve. Maskat e kesaj qeverie vazhdonin te binin, por perseri vjedhjet nuk kishin te ndaluar si tek taksat, energjia elektrike e te tjera me rradhe. Demokracia sa po vinte e po zhdukej e se bashku me te edhe drejtesia. Policia, prokuroria dhe gjykatat, te gjitha ne doren e Kryehajdutit. Burgjet u boshatisn nga kriminelet dhe u mbushen nga protestuesit. (Nuk duhet te harrojme se sot ende banoret e Unazes se Re po perndiqen nga policia dhe prokuroria kerkon arrest me burg per ta). Ekonomia po shkaterrohej e se bashku me te edhe cdo qytet i Shqiperise.
Kete situate shqiptaret nuk po mund ta duronin. Ata nuk donin qe t’u riktheheshin viteve te erreta te diktatures dhe te gjithe u ngriten ne kembe. U ngriten te protestonin per te drejtat e tyre, per te ardhmen e tyre, per familjen e tyre. Maskat e qeverise po binin nje e nga nje. Situata po dilte jashte kontrollit. Por kjo nuk po ndodhte vetem ne Shqiperi. Kjo po ndodhte dhe ne vende te tjera. Le te kujtojme protesten e Jelekverdheve te Frances dhe ajo e Hong Kongut. Dicka duhej bere. Diktatoreve u kishte ngelur vetem nje maske te cilen nuk mund te lejonin t’u binte kaq kollaj. Dhe kinezet si nje mendje e ndritur qe jane shpiken Covid-19. Ku cdo shtete do kishte mundesine per ta perdorur per te arritur qellimet e tyre. Ne nje vend si tonin kjo gje arrihet lehte. Ajo cfare kryeministri jone donte ishte te mbyllte syte, gojen, veshet e qytetareve, ti izolonte ata e ti mbante te burgosur ne menyre qe te vidhte akoma me qete se bashku me oligarket e tij. Shpalli gjendjen e jashtezakonshme, e shtyu ate akoma me shume ne menyre qe te zgjaste pushtetin. E shendrroi vendin ne nje shtet policor. Nderpreu punen e cdo biznesi, por jo te mikut te tij Salillari, i cili vazhdonte punimet ne Unaze e kudo. Te gjithe duhet te ishin brenda, te izoluar e te mbrojtur nga gjoja virusi Covid-19. Keshtu qe Salillari, vemja e bashkise dhe Kryehajduti te vendosnin masken e te vazhdonin vjedhjen e tyre me shifra marramendese.
Mbylli studentet.
Vazhdoni mesimin online tha, i cili padyshim qe eshte nje deshtim total ku nuk arrin te studiosh asgje.
Te gjitheve u kerkon vazhdimisht te mbyllen ne shtepi e kush nuk e bene do mbyllet ne burg. Po ata qe kane mbetur jashte si pasoje e termetit, ku te mbyllen? Po ato familjet rom ku jo me larg se para dy ditesh u prishe shtepite, ku te mbyllen?
Po banoret e Unazes se Re, te cileve u ke prishur shtepit, ku te mbyllen?

Por, historine e banoreve te Unazes nuk e ke lene me kaq. Prokurorine e ke hedhur ne sulm per ti arrestuar. Edhe pse ti thua se jemi ne gjendje lufte, matjet ne Lotin e 3 sapo i fillove. Po prishjen kur do e fillosh? Ne fund te muajit Prill? Sepse atehere me siguri do dalesh e te thuash qe rreziku kaloi dhe familjet do i strehojme. Por kjo mbetet per tu pare.
Hoqe nenin e te drejtave te njeriut. Shkaterrove kushtetuten. Shkaterrove Shqiperine. Shkaterrove shqipetaret. U vodhe lirine, u vodhe te drejten. E tani kerkon ende ti mbyllesh e burgosesh duke pretenduar se po i mbron nga nje virus, por i vetmi virus qe shkakton vdekjen e qytetareve je ti. Prandaj je ti ai qe duhet te mbyllesh brenda ne biruca te erreta e jo qytetaret. Je ti ai qe po na vret prandaj duhet te zhdukesh.

Une nuk e besoj historine e Covid-19. Por, besoj se nje diktator per te qendruar ne pushtet eshte i afte te beje shume here me shume se kaq por ne nuk duhet te dorezohemi.

Une jam e mendimit se shqiptaret kane heshtur e jane mbyllur mjaftueshem. Tashme eshte koha per reagim. Ju lutem zgjohuni perpara se vendi te kaloje ne ndonje kolaps ekonomik te mundshem e kushedi ndoshta mund te perballemi me nje 97 te dyte te mundshme.

Modifikuar më E Enjte, 23 Prill 2020 15:21
Login to post comments