Kandidati për kryeministër të Kosovës,reagon Kurti: Thaci do një kryetar qeverie të dobët

Premte, 24 Prill 2020 12:22

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.
Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë, pasi që në momentin që ta ketë këtë shkresë zyrtare, Kurti tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë”, tha kryeministri në detyrë, duke shtruar më pas dilemën se si kishte ardhur në përfundim Thaçi se Vetëvendosje nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për propozimin e mandatarit, kur Vetëvendosje nuk e ka thënë një gjë të tillë, raporton Rel.

Login to post comments