Ndryshimet në Kodin Penal/ Meta: Çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana ime

Saturday, 25 Prill 2020 17:45

Në intervistën për emisionin “Kjo javë”, Presidenti Ilir Meta komentoi edhe deklaratat e ish kryeministrit Berisha sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal.

“Çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana ime, është e pranuar në mënyrë të menjëhershme.” -theksoi Meta.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Zoti Meta, një pyetje lidhur me ish-Kryeministrin Berisha,për të cilin ju gjithmonë keni shprehur simpati dhe vlerësim. Është treguar i rezervuar zoti Berisha kur është pyetur për ndryshimet në Kodin Penal dhe për bashkëpunimin tuaj me mazhorancën, paçka se është shprehur kundër ndryshimeve në kod. Fillimisht cilat janë marrëdhëniet tuaja me Doktorin, zoti Meta dhe si e keni ndjekur reagimin e tij lidhur me këto ndryshime?

Presidenti Meta: Çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana ime, është e pranuar në mënyrë të menjëhershme.

Së dyti, unë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që zhvillova apo që thirra, përpara mbledhjes së Parlamentit, një nga pikat e rendit të ditës ishin dhe ndryshimet në Kodin Penal. Unë nuk i kam kërkuar opozitës që t’i mbështesë këto ndryshime për arsye, që të jem shumë i qetë dhe i ndershëm me ju, se nga ana procedurale kemi një problem.Pavarësisht se ndryshimet në Kodin Penal kishin filluar shumë më përpara dhe këto nga ana procedurale ishin të pakontestueshme për shkak të ndryshimeve në pjesën e dhunës në familje, iniciativa e ndërmarrë në Kuvend për të shtuar këto ndryshimet e reja për çështjen e pandemisë apo të shëndetit publik, padyshim që sollën një reagim të fortë, të ashpër edhe për shkak të përmbajtjes së tyre.

Pra, ishin dënime shumë të ashpra deri në 15 vite, kishte një formulim do të thosha shumë të paqartë që mund të kthehej në një mundësi abuzimi me të drejtat e qytetarëve dhe prandaj dhe u kundërshtua mjaft fuqishëm. Por, duhet të kemi parasysh që unë në pozicionin tim si Presidenti i Republikës më duhet të përmbush sa më mirë përgjegjësitë e mia.

Unë kam një përgjegjësi kushtetuese përsa i takon legjislacionit që prodhonParlamenti, pra kam të drejtë ta kthej një herë, ose ta lë në heshtje, ose ta mbështes, ta dekretoj. Në rastin aktual jemi në një situatë ku ndërmerret një iniciativë e tillë në Kuvend, e cila ka një bazë objektive, pra ka këtë boshllëk të Kodit Penal për të trajtuar një situatë të tillë të Shëndetit Publik,si kjo në të cilën ne ndodhemi.

Kërkohet bashkëpunim nga ana e qeverisë dhe nga ana e Parlamentitme Presidentin dhe Presidenti është para dy rrugëve: ose të thotë kur të mi sillni këtu unë do shprehem, dhe ata t’i sjellin siç i kishin dhe Presidenti të mbajë atë qëndrimin e tij, që shumë njerëz që janë kritik me qeverinë të lumturohen, etj.,por ndërkohë tëjapëedhe mundësinë që ata përsëri ta miratojnë, t’i bëjnë fakt të kryer dhe në këtë mënyrë të kemi një mundësi tashmë ligjore për të abuzuar apo për të shkelur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi.

Unë zgjodha rrugën tjetër, përderisa u kërkua një bashkëpunim përse të mos bashkëpunojmë në këtë situatë dhe të mos tregojmë mirëkuptim, studiova të gjithaqëndrimet e Avokatit të Popullit, të Komitetit të Helsinkit, të organizatave të tjera, iu referova përvojës më të mirë mendoj unë në Europë, që është ajo e Danimarkës, e theksoj këtë. Mund t’iu them se për këtë çështje legjislacioni ynë i mbron qytetarët apo e trajton këtë çështje edhe më me kujdes sesa vetë Kodi i Penal i Danimarkës.

Se si do të zbatohet? Kjo është një çështje tjetër, sepse nuk është çudi që të mos respektohet Kodi Penal, sikurse për fat të keq nuk është respektuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për gjëra më madhore siç është zgjedhja e anëtarit e Gjykatës Kushtetuese, gjëra të cilat ne i dimë.
Por unë kam bërë detyrën time me përgjegjshmërinë maksimale edhe pse shumë personazhe publike dhe personalitete të ndryshme përfshirëedhe zotin Lubonja përsëri pas sqarimeve që unë kam dhënë, përsëri ecën me mendimin, që unë duhet t’i refuzoja.

 

Por, çdo lloj refuzimi i tyre vetë se do të rriste mundësinë që organet ligjzbatuese të cenonin të drejtat e qytetarëve shqiptar apo t’u lihej një mundësi e tillë. Aktet e mia kanë qenë publike, mesazhi im drejtuar Parlamentit ka qenë publik tre orë para se Parlamenti të votonte. Parlamenti i votoi ato ndryshime, reflektoi, unë mund ta lija dhe në heshtje, por kjo do të ishte pa asnjë kuptim sepse do të kërkonte një kohë shumë të gjatë për të hyrë në fuqi.

Unë zgjodha rrugën tjetër, jo rastësisht mbajta një konferencë shtypi, sepse jo për çdo dekret unë mbaj konferenca shtypipër të njoftuar opinion publik, poredhe për të kërkuar dhe për të treguar rrugën sesi duhet të zbatohen këto dispozita në të ardhmen në mënyrë që edhe qeveria të nxjerrë aktet nënligjore, por edhe policia, edhe prokuroria, edhe gjykata të kenë një qasje të përbashkët në interpretimin dhe në zbatimin e tyre.

Mendoj që kjo ishte e vetmja rrugë e përgjegjshme për një President që do të merrte këtë përgjegjësi. Unë e kam marr këtë përgjegjësi pavarësisht nga kritikat të cilat i mirëpres edhe i respektoj.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...