“Ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe”, Presidenti Meta tregon marrëdhënien me bashkëshorten në kushtet e karantinës

Saturday, 25 Prill 2020 18:17

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë intervistës për “Kjo Javë” në News 24, iu përgjigj edhe interesimit të gazetares Nisida Tufa se si e ka kaluar kohën gjatë karantinës, marrëdhënien që ka pasur me bashkëshorten Kryemadhi dhe nëse ka pasur frikë nga përhapja e COVID 19.

Pyetje: Vetë zoti Meta, gjatë kësaj kohe ka patur frikë për koronavirusin si individ?
Presidenti Meta: Asnjëherë personalisht, për arsye sepse nuk kam ndonjë problem tjetër shëndetësor, dhe kjo dihet që bëhet problematike bashkë me koronavirusin, sidomos për personat që kanë dhe shqetësime të tjera.

Por, absolutisht që shqetësimi është për të tjerët, sepse duke qenë dhe për shkak të aktivitetit jemi të detyruar të mos e ndërpresim atë dhe duhet të jemi të kujdesshëm për njerëzit e familjes, bashkëpunëtorët, miqtë dhe për të gjithë. Unë, apeloj që çdo qytetar ta ketë kujdes jo vetëm për veten e tij, por edhe për njerëzit e tij më të dashur dhe për të gjithë, sepse vetëm kështu mbrojmë familjet tona dhe vendin tonë.

Pyetje: Si e ndan Presidenti kohën mes shtëpisë dhe zyrës, nesër është fundjavë, është e diel, çfarë do të bëni zoti Meta?

Presidenti Meta: Nuk jam i sigurt se çfarë do të bëj, por pak a shumë koha ime ndahet mes zyrës, shtëpisë, midis punës, leximit edhe pak sport brenda mundësive që krijon kjo situatë.

Pyetje: Në një intervistë të fundit që kam patur më zonjën tuaj, me zonjën Kryemadhi është shprehur se të gjitha ngarkesat për gjatë kësaj kohe në shtëpi kanë qenë të sajat, gatimi dhe punët. Si ndiheni në kushtet e shtëpisë zoti Meta, duke qenë se karantina sjellë pse jo, edhe debate në çift?

Presidenti Meta: Nuk kemi patur fare debate, ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe, është sjellë në mënyrën më shembullore, më familjare, më pozitive. Në këtë drejtim gjatëkësaj periudhe nuk kam patur asnjë ankesë për të, ndoshta kjo është edhe një nga të mirat që ne kemi fituar nga karantinimi.

Pyetje: A është zonja Kryemadhi në listën e këtyrekritikëve për marrëdhënien në këtë kohë më kryeministrin Rama, me qeverinë, për të cilën ne e ezauruam gjatë intervistës?

Presidenti Meta: Ajo si natyrë është gjithmonë kritike në tërësi, por ka qenë më shumë e përqendruar në çështje të tjera dhe nuk kemi hyrë shumë në debate të tilla. Megjithatë, dua të vlerësoj edhe njëherë tjetër, që në përmbushjen e detyrave të mia, unë nuk mund të ndikohem nga kritikat që bëhen, apo që mund të bëhen.

Por, unë jam i detyruar të përmbush detyrimet e mia si President me përgjegjësi të plotë dhe pa patur frikë nga kritikat, kur mendon që ato nuk i shërbejnë atyre vendimeve të cilat duhen marrë në interes të gjithë popullit shqiptar. Unë, e kuptoj pakënaqësinë e shumë qytetarëve, mosbesimin ndaj qeverisë, por për mua prioriteti kryesor është interesi i qytetarëve shqiptarë, është shëndeti dhe mbrojtja e tyre nga çdo lloj abuzivizmi. Nuk mund t’i lejoj vetës asnjëlloj sjelljeje të karakterit populist dhe spekulativ në këtë situatë.

Pyetje: Zoti Presidenti, faleminderit për këtë intervistë që realizuam bashkë!

Presidenti Meta: Faleminderit ju, dhe gjithë teleshikuesve tuaj. Ju uroj një fundjavë sa më të mbarë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...