Ish-ministri së Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka denoncuar mënyrën se si Ministria e Shëndetësisë po menaxhon situatën e pandemisë në Shqipërisë, duke u shprehur se rastet shtohen me një kurbë të ‘çuditëshme’
‘Siç u komunikua sot, kemi një shtim të ndjeshëm të rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!!
1-Rastet e reja qenkan në shumicë asimptomatike, duke harruar se pikërisht këta të prekur jane më të rrezikshem për përhapjen e infeksionit.
2- Duke u shfajësuar me argumentin se këta jane të infektuar nga pacientë të mëparëshëm të prekur. Unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër infektimi, veçse nqs mendohet edhe nga Lakuriqtë e Natës!!
Në fakt vetë ecuria e “kurbës” sonë në të gjithë këtë periudhë me zig-zaget e mëdha të përditëshme të saj, tregon se diçka thelbësore nuk funksionon në dedektimin e infeksionit, në ndjekjen e rasteve të kontaktit, për mungesën thellësisht dëmtuese të testimeve dhe të një metodike lineare zbulimi.
Së dyti unë dua t’i kujtoj Ministrisë që edhe rastet e zbuluara sot, pavarësisht janë simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni në vetvete e duhen ndjekur të gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditësh.
E kuptoj që ndoshta këto janë si shumë për ata që mendojnë të njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose më shumë pak prej tyre!!
Testimet nuk shtojnë infeksionet e as epideminë, ato janë të vetmet që evidentojnë realitetin, identifikojnë të prekurit dhe të krijojnë mundësinë të pengosh përhapjen e tij dhe të mjekosh të sëmurët.
Dikush mund të më thotë ka vende ”pa të infektuar” dhe pa testime...po, është Jemeni!’