Në datën 16 prill në Shqipëri kishte 26 viktima nga COVID dhe pas 10 ditësh në 25 prill ka 27 viktima, pra në dhjetë ditë numri i viktimave të shtuara nga COVID-19 sipas shifrave të Edi Ramës është vetëm 1 (një).
Çfarë ofrojnë statistikat shqiptare për COVID-19?
Në datën 16 prill 2020 numri i të infektuarve ishte 518, kurse pas 10 ditësh, në datën 25 prill 2020, ky numër ka arritur 712, pra është rritur me 194 individë. Ndërkohë që numri i viktimave gjatë të njëjtës periudhë 10-ditore është rritur vetëm me 1 viktimë, pra pothuajse nuk ka ndryshuar fare… Nga data 16 prill, për 6 ditë rresht, deri në datën 21 prill, ndryshimi i numrit të vdekjeve ka qenë zero, në datën 22 prill 2020, shifra e vdekjeve është bërë 27 dhe prej 5 ditësh deri në datën 25 prill, kjo shifër ka mbetur përsëri e pandryshuar?! Shpresoj dhe uroj që kjo të jetë e vërtetë, por duket shumë e çuditshme të jetë e vërtetë?
*
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, numri i të infektuarve është rritur nga 518 në 712, matematikisht kjo do të thotë se ka një rritje prej 35 përqind të numrit të infektuarve, ndërkohë që numri i viktimave është rritur nga 26 në 27, pra me vetëm 3.8 përqind, pra dhjetë herë më pak… Kjo duket e çuditshme deri në kufijtë e të pamundurës!? Të urojmë të jetë e vërtetë!
*
Ka një parametër që quhet Case Fatality Rate (CFR) që është numri i vdekjeve për 100 të infektuar… Shqipëria në datën 16 prill e ka pasur CFR=5 që do të thotë se nga 100 të infektuar në Shqipëri, kanë vdekur 5. Prej dhjetë ditësh numri i të infektuarve është shtuar me rreth 200 dhe normalisht shifra e vdekjeve duhet të ishte rritur afërsisht me 10, sepse deri më sot s’është përdorur ndonjë medikament apo teknikë e re në trajtimin e COVID-19? Për këtë arsye, dhe sot në datën 25 prill, numri i vdekjeve për 100 të infektuar është CFR=3,8, pra ky tregues është ulur me rreth 31 përqind, aq sa është rritur shifra e të infektuarve?! Kjo është e çuditshme?!
*
Si përfundim, nga të dhënat e ofruara nga Edi Rama rezulton se CFR është ulur gjatë 10 ditëve, nga 5 në 3,8, pra ky tregues është ulur me rreth 31 përqind. Kjo ulje ka ndodhur vetëm se është rritur numri i të infektuarve me 35 përqind, kurse numri i vdekjeve ka qëndruar pothuajse i pandryshuar?! Mbetet të sqarohet nëse ky perfundim është i saktë? Përse ndodh kështu? Ose të hetohet nëse me të vërtetë ka ndodhur kështu?