Berisha:Mashtrimet e narkoshtetit, ja si po i marrin 40-mijë lekët punëtorët

Tuesday, 28 Prill 2020 12:22

Punonjësit e fasonerive të mbyllura po mashtrohen sistematikisht nga qeveria për të ashtuquajturën “pagë të luftës”. Pas Paketës së parë të qeverisë, ata që nuk përfituan, shpresuan tek e dyta, tek pagesa 40 mijë lekë në muaj, por edhe e dyta rezultoi një mashtrim.

Një denoncim me fakte është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb për një fasoneri, ku pronarja në kompromis me Drejtorinë e Tatimeve, paguan me 40 mijë lekë vetëm “të përzgjedhurit” prej saj.
Berisha e ka publikuar mesazhin e punonjësit me këtë konkluzion: “Ja si po marrin 40 mijë lekët punëtorët! Mashtrime, vjedhje, mashtrime të narkoshtetit!”

Përshëndetje Profesor- Doktor Sali Berisha
Dua të denoncoj një rast që po bëhet me pagën e luftës që po jep qeveria, 400 mijë lekshin.

Fasoneria që punoj që më 11 mars 2020 e deri në ditën e sotme ka qënë e mbyllur - kemi qëndruar në shtëpi.

Firma (pronarja)na komunikoi që paga e luftës është refuzuar; tani na del që pronarja paska bërë kompromis me personat e Tatimeve dhe po ju jep vetëm atyre që ju do qejfi, pagën prej 400.

Po ju jap një fakt konkret që po ndodh me shpërndarjen e pagës së luftës pasi e marrin vetëm oligarkët e hajdutët e Rilindjes. Fasoneria është “Zeneli” SH.P.K.

I shoqi i pronares punon në shtet, është person i lartë, prandaj bën këto veprime e ne që vuajmë për bukën e gojës.

Ju lutem postojeni sa më parë këtë padrejtësi që po bëhet për bukën e gojës dhe deklarojeni fasonerinë, se kush është Zeneli SH.P.K.

Modifikuar më Tuesday, 28 Prill 2020 12:31
Login to post comments