‘Në kohën e sharlatanëve, kur spitali shtyn operimin’, famullitari i Shkodrës: Ndodh mrekullia, 27 vdekje më pak nga viti i kaluar

Tuesday, 28 Prill 2020 14:01

Një lajm në fakt që nuk mund të mos i gëzohesh, kur Shqipëria edhe pak ditë bën dy muaj e mbyllur në karantinë për shkak të koronavirusit. Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj thotë se nga 1 janari deri tani në krahasim me një vit më parë janë 27 vdekje më pak.

Ndonëse “nën frikën e pandemisë, kur spitali të shtyn operimin, kur njerëzit nuk shkojnë në spital dhe në kohën e kovid, në kohën e sharlatanëve politik që bëjnë si ekspert të çdo gjëje, e ta mërzisin jetën”, në famullinë e tij janë 27 vdekje më pak, thotë Palaj.

 

“Në Katedrale ndodh mrekullia!
Sa e çuditshme, po aq e mrekullueshme…!
Çdo rast vdekjeje në Famullinë tonë regjistrohet por ka diçka që habit ketë vit, kur dimë që jemi:
• Nën tiraninë e panikut dhe të dhunës psikike, ku çdo kush të thotë rri në shpin tende, athu se nuk e di.
• Nën friken e pandemisë.
• Nën friken e falimentit ekonomik.

• Në një kohë, kur ti telefonon urgjencën dhe të thonë rri shpi.
• kohë kur spitali të shtyn operimin.
• kohë kur njerëzit ka frik të paraqiten në spital për të mos marr sëmundje.
• Në kohen e kovidit, dhe ma keq se ai, në kohën e sharlatanëve politik që bëjnë si ekspert të çdo gjëje, e ta mërzisin jetën! Si përfundim, jemi në një kohën kot!
Mrekullia don që këtë vit, në Famullinë tonë, të kemi ma pak raste vdekjeje. Konkretisht:
Nga 1 janar – 27 prill 2019, gjithsej 87 raste vdekjeje.
Nga 1 janar – 27 prill 2020, gjithsej 60 raste vdekjeje.
Diferenca 27 vdekje më pak ose ma mirë, 27 jetë ma shumë.
Mrekullia e lutjes, kohë për Zotin dhe qëndrimit në familje, sipas meje, ka ba që jeta të ruhet ma shumë.
Bota flet për vdekje, Kisha flet për jetë. Ky është absurdi, kjo është diferenca”, thotë famullitari shkodran./bë/

 
 
Login to post comments