Letra e Presidentit për KLGJ dhe Gjykatën e Lartë: Dvoranit i ka mbaruar mandati

Tuesday, 28 Prill 2020 15:56

Zbardhet letra që Presidenti Ilir Meta ka drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë lidhur me shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvoranit. Në letër, Presidentit paraqet bazën ligjore, sipas të cilës, Dvoranit i ka përfunduar mandati dhe se duhet të largohej nga detyra.

Presidenti shprehet është aktualisht në detyrë, në kundërshtim me ligjin. “Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.”, thuhet në një pjesë të letrës së Metës.

 

Presidenti Ilir Meta rendit një sërë shkeljesh ligjore që lidhen me procedurën anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe qëndrimin e tyre në detyrë. Rezulton se Ardian Dvorani ka shkelur jo vetëm ligjin për Gjykatën e Lartë, por dhe Kushtetutën me mbajtjen e një posti përtej afateve të parashikuara.

“Zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor”,- shkruan kreu i shtetit në letrën e tij.

Duke qëndruar në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Dvorani mbajti automatikisht dhe atë të kreut të Emërimeve në Drejtësisë. KED ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Pra, njeriu që ishte në detyrë në shkelje të ligjit, ka vendosur në përzgjedhjen e emrave që do bëheshin pjesë e institucioneve më të lartë të drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...