Pas një ndërprerje dy mujore për shkak të shpërthimit të koronavirusit, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore rikthehet në datën 6 maj me mbledhje online.
Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtarë të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës.
Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim të muajit Mars kur puna u ndërpre.