Udhëtimi/ Vizita e mistershme e Hashim Thaçit në Shqipëri

E mërkurë, 29 Prill 2020 13:53

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.

 

Kallxo.com ka parë një raport i cili i është drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arbër Telaku, ku thuhet se Presidenti ka kaluar në orën 19:20, i ulur në ulësen e parë të makinës

Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në veturë ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se  vetura ka pasur xhamat e zinj

Zyra e Presidencës në Prishtinë nuk ka kthyer përgjigje për rastin

Po ashtu, KALLXO.com ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.

Edhe komandanti, Arbër Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave. Në anën tjetër, komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar për KALLXO.com informacionin.

Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.

Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit.

Dje gjatë ditës, kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, aderoi nga Zvicra në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri.

I pari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua aterimi në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë.

Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social ‘Tëitter’ rreth ardhjes së tij në Kosovë.Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend.

Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...