Ministri lajmëron qytetarët: S’ka dasma, fejesa dhe ditëlindje

E Enjte, 30 Prill 2020 17:16

Gjatë këtij viti nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore në Kosovë. Kështu bëri të ditur gjatë një konferencë për media Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kjo pasi, sipas tij, ky nuk do të jetë një vit normal.

“Ky nuk do të jetë një vit normal dhe sa më shpejtë që e kuptojmë aq më lehtë do ta kemi edhe ta përballojmë edhe ta kalojmë më shpejt. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, ahenjge, martesa e nuk do të kemi as ceremoni mortore me tubile. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindjet, se nuk do të fejohemi apo martohemi, por pa të ftuar dhe pa grumbullime”, tha Vitia para gazetarëve, gjatë prezantimit të fazave për kthim në normalitet.

Ministri në detyrë tha se ky vit do të jetë vit i distancës 2 metra, i maskave, i dorëzave dhe i higjienës personale, “sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më të përgatitur do të jemi”.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...