Berisha:Vrasjet në Durrës e Shkodër, narkopolicia bën sikur po kap kriminelë në Shëngjergj!

Premte, 01 May 2020 09:47

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi një akt vandal të Policisë së Shtetit në Shëngjergj të Tiranës: kontrollin e një banese pa asnjë dokument dhe pa praninë e të zotërve të saj. Qëndrimin e tij Berisha e ka mbajtur pas denoncimit të një qytetari dhe i ka publikuara fotografitë dëshmi dërguar nga ky i fundit.

"Akt vandal antikushtetues i narkopolicisë! - shkruan Berisha.- Narkopolicia i kontrollon shtëpinë pa asnjë dokument dhe asnjë person në shtëpi. Vrasjet ndodhin në seri në Durrës, Lezhë, Shkodër,Vlorë ata bëjnë sikur po kapin kriminelë në Shëngjergj! Dënoj këtë veprim banditesk të narkopolicisë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital."

Përshëndetje. Jam një banor i fshatit Shëngjergj, Tiranë. Desha të bëj një denoncim te ti se nuk kam ku të përplasem vend tjetër.
Sot nga ora 11 e drekës kanë ardhur 20 policë të Edvin Kristaq Ramës pa asnjë lloj letre dhe ma kanë kthyer shtëpinë përmbys ndërkohë që nuk ka pasur asnjë në shtëpi se kam qënë në spital me fëmijë për kontroll po të dërgoj dhe fotot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...