Meta kujton “1 Majin”: Punëtorët të përfitojnë realisht nga paketat e qeverisë.

Premte, 01 May 2020 11:49

Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, që sipas tij, këtë vit e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.

Përmes një mesazhi të fortë në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se në vendin tonë “Vërehet një humbje e thellë e besimit për konkurrim të ndershëm dhe punësim mbi bazë të meritokracisë edhe në Administratën Publike dhe institucionet publike”.
Mes të tjerash, Meta thekson se situata, e krijuar edhe nga koronavirusi, kërkon reflektim urgjent dhe masa konkrete, që 1 maji të mos shënohet më si një ditë e zakonshme pushimi, por si një ditë feste për arritjet e punëtorëve.

Gjithashtu, Presidenti bën thirrje që punëtorët të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara nga qeveria.

Mesazhi i plotë:

Edhe 1 Maji i këtij viti, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.

Gjendja e rëndë ekonomike e përkeqësuar me situatat e vështira që po kalojmë nuk jep shpresë se diçka do ndryshojë për mirë në një të ardhme të afërt.

Të punësuarit në sektorin privat ende vijojnë të shprehin pakënaqësi të mëdha për mungesën e një kontrate të rregullt pune, mosrespektim të kushteve të punës dhe të drejtave të tyre, për paga të ulta dhe për mospagim të kontributeve shoqërore.

 

Vërehet një humbje e thellë e besimit për konkurrim të ndershëm dhe punësim mbi bazë të meritokracisë edhe në Administratën Publike dhe institucionet publike.

Shqetësues në kushtet aktuale të varfërisë, të përkeqësimit të shërbimeve sociale, dhe të tensioneve politike, mbetet gjithashtu edhe largimi masiv jashtë vendit i shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.

Pandemia COVID-19 dhe efektet e saj afatgjata në ekonominë e vendit, pritet t’i përkeqësojnë më tej këto fenomene negative.

Në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara.

Kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme.

Situata kërkon reflektim urgjent dhe masa konkrete që 1 maji të mos shënohet më si një ditë e zakonshme pushimi, por si një ditë feste për arritjet e punëtorëve.

Një falenderim në këtë ditë për mjekët dhe infermierët e të gjithë ata që janë në vijën e parë kundër COVID-19, në mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...