Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i ftuar në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në Neës24 ka kërkuar një paketë të tretë ekonomike nga qeveria.
Spaho shprehet se dy paketat e para janë të vonuara dhe të pamjaftueshme ndërkohë që biznesi i mesëm dhe i madh veç garancisë sovrane nuk kanë marrë gjë.
Më tej Spaho thotë se duhet një lehtësim i barrës fiskale apo stimul fiskal nga qeveria në një afat kohor brenda 2020 apo 1- vjeçar për bizneset.
Sipas tij Shqipëria ka disa taksa dhe tarifa të larta të cilat duhet të lehtësohen për një afat kohor.
”Ne kemi shprehur nevojën për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë, qytetarët, biznesin e vogël dhe të madh. Paketat e qeverisë janë të vonuara dhe të pamjaftueshme.
Nëse do i referohemi paketës së parë ajo është drejt përfundimit. Kanë marrë rreth 59 mijë nga 61 mijë që supozohet të ndihmojë kurse paketa e dytë është në fillimet e saj ndërkohë që duhet të ishte në fund.
Janë rreth 10 mijë biznese turizmi që nuk është bërë asgjë, asnjë veprim. Dua të kujtoj që janë 14 mijë indivdë që kanë aplikuar apo pretendojnë që duhet të jenë në ndihmën ekonomike dhe nuk është bërë asgjë.
Rreth 50% e atyre që duhet të marrin kanë arritur të marrin ndihmën ekonomike ndërkohë që kanë kaluar 2 muaj.
Në 2 muaj janë mbështetur me dhjamin e tyre. Duhet një paketë e tretë, është e domosdoshme. Por mesazhet nga qeveria janë kontradiktore. Ka pasur zëra që do ketë tani po dëgjojmë që nuk do ketë. Kjo vjen në kundërshtim me situatën që do vijë. Biznesi i mesëm dhe i madh pa kredinë sovrane s;kanë marrë asgjë.
BB theksoi që Shqipëria dhe Kosova do të kenë goditje më të rëndë në aspektin ekonomik. Nëse vijojnë rregullat e kufizimit rreth 6% e PBB-së do të bjerë deri në gusht.
Biznesi është ai që jep kontributin kryesor në ekonomi dhe krijon vendet e punës. Të njëjtat kërkesa u ngritën dhe në mbledhjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Yuri Kim.
Duhet stimul fiskal. Duhet të shihen disa hapa për të lehtësuar barrën fiskale. Qeveria ndoshta nuk do ta bëjë por duhet ta bëjë 2020 apo 1 vit afat kohor. Të ulet tatimi mbi fitimin nga 20% në 10%. Po ashtu edhe tatimi mbi të ardhurat, tatimi i qirasë, tatimi për transaksionin e pronave 15%. Ka shumë taksa dhe tarifa vendore të rritura.
Biznesi duhet të lehtësohet që të marrë veten. Nëse nuk do të marrë veten do shtrihet në kohë dhe do të zgjasë më shumë.
Nëse qeveria nuk bën paketën e tretë atëhere do të ulet konsumi dhe do të bjerë oferta.
Do të na duhet periudhë më e gjatë kohe për të rimarrë veten ekonomia. Nga do të gjenden paratë është pyetja për paketën e tretë.
Por duhet të shohim pse Kosova dhe Maqedonia, që janë vende me ekonomi pak a shumë të barabarta, madje Shqipëria është më e madhe dhe më mirë ekonomikisht ato nxjerrin 3-fishin tonë të ndihmës financiare.
E turpshme, për koncesione ka para, për qytetarët qeveria është e ngurtë dhe nuk i jep ndihma. Ka vijuar financimin e inceneratorit të Tiranës 4.5 milionë euro. Këstin e fundit e ka marrë më 26 prill 600 mijë euro.
Për tenderat sekretë qeveria të publikojë në gazetën zyrtare kontratat dhe të shihet aty se çfarë ndodhe me to, ta shohin qytetarët.
Nga shpenzimet mund të kursehen 100- 200 milionë euro. Jemi mbështetur deri tani nga financimet ndërkombëtare, nga FMN dhe BE.”’ -tha Edmond Spaho.