Punësimi në UKT i dy gazetareve/ Reagon më në fund Veliaj. Ja çfarë thotë

Saturday, 02 May 2020 17:57

Pas disa ditësh plot debate në rrjetet sociale dhe jo vetëm sa i përket publikimit të borderove të UKT, ku figuronin punonjëse edhe dy gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, vjen më në fund reagimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shprehet se, dy emrat e sipërpërmendura për një kohë janë kontraktuar si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit, nga kompania e UK Tiranë.

 

"Bieta Sulo ka kontribuar në UKT nga data 6 prill 2018 deri në datën 20 shtator 2018; pra, gjithsej 5 muaj, gjatë një periudhe kur ende nuk kishte nisur projektin e saj të ri me emisionin e pasdites e të kish suksesin për të cilin anatemohet sot. Pas përfundimit të marrëveshjes kontraktuale për komunikimin publik të kompanisë, ajo nuk ka më asnjë marrëdhënie me UKT-në. Ndërsa, Mira Kazhani ka shërbyer si këshilltare mediash pranë UKT-së për një mandat, një praktikë që është ndjekur prej vitesh nga ndërmarrjet sh.a në Shqipëri - e ku disa prej atyre që sot u hidhen në fyt nga ekranet dhe portalet e tyre, i kanë pasur vetë këto pozicione", shkruan Veliaj. 

Reagimi i plotë:

Tre ditët e fundit kam vërejtur me keqardhje shumë sharje dhe akuza në adresën tonë, për shkak të dy zonjave që punojnë në fushën e komunikimit publik, Bieta Sulos dhe Mira Kazhanit, të cilat për një kohë janë kontraktuar si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit, nga kompania e UK Tiranë.

Bieta Sulo ka kontribuar në UKT nga data 6 prill 2018 deri në datën 20 shtator 2018; pra, gjithsej 5 muaj, gjatë një periudhe kur ende nuk kishte nisur projektin e saj të ri me emisionin e pasdites e të kish suksesin për të cilin anatemohet sot. Pas përfundimit të marrëveshjes kontraktuale për komunikimin publik të kompanisë, ajo nuk ka më asnjë marrëdhënie me UKT-në.

Ndërsa, Mira Kazhani ka shërbyer si këshilltare mediash pranë UKT-së për një mandat, një praktikë që është ndjekur prej vitesh nga ndërmarrjet sh.a në Shqipëri - e ku disa prej atyre që sot u hidhen në fyt nga ekranet dhe portalet e tyre, i kanë pasur vetë këto pozicione. Për këta të fundit nuk do humbisja asnjë sekondë, por ia detyroj këtë shpjegim atyre që janë helmuar nga kjo histori mediatike, që ka marrë dhenë edhe në rrjetet sociale. U kërkoj ndjesë për shqetësimin, edhe pse në asnjë sekondë nuk kam dhe nuk kemi menduar asgjë tjetër, përveçse si të bëjmë sa më mirë punën!

Kjo vlen si një mësim për UKT e për vetë Bashkinë, që të mos gjendet herë tjetër as nën presionin e kujtdo mëkatari që hedh gurë në emër të shenjtërisë, po as në pozitën e sikletshme të nevojës për të dhënë shpjegime pas "aksidentit". Mungesa e sqarimeve të dhëna në kohën e duhur për angazhimin e dy njerëzve të jashtëm në funksion të nevojave të caktuara, nuk duhet dhe nuk do të përsëritet më.

Nga ana tjetër, edhe procesi i marrjes në punë të ekspertëve të jashtëm, siç bëjnë të tëra kompanitë e institucionet e botës për nevoja të caktuara, do të vazhdojë, por duhet e do të jetë edhe më transparent për publikun. Ndjesë edhe njëherë, të gjithë atyre që janë ndikuar negativisht nga kjo histori, por jo ndikuesve të paskrupullt, të cilët thjesht kanë hyrë në një borxh më shumë me publikun e me të vërtetën!

Ju uroj një fundjavë të qetë plot mirësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...