Gjykata Kushtetuese pezulloi puçin Thaçi-Mustafa/ Vjen reagimi i Ambasadës amerikane

Saturday, 02 May 2020 18:43

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka reaguar pas vendimt të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin për kryeministrin e ri, në të cilin presidenti Hashim Thaçi propozoi Avdullah Hotin nga LDK.

Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook, e ka mirëpritur vendimin e kushtetueses, njëkohësisht ka mirëpritur thirrjet nga drejtuesit politikë që ky vendim të respektohet.

"Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kohën për diskutime tregon #Kosovo sundimin e ligjit në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e drejtuesve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj", shkruan Ambasada amerikane në Twitter.

 
 

Image

 
 

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje. Dekreti i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin mandatoi Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kryeministër për të formuar qeverinë e re, u pezullua përkohësisht.

Teksa Thaçi dekretoi Hotin si mandatarin për krjimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dërgoi rastin në Kushtetuese.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...