Partia e re e “opozitës parlamentare” ose “Partia e TURPIT”

Saturday, 02 May 2020 20:45

Nga Mili XHANI-

Deputetët që morën mandatet që dogji opozita dhe që e kthyen parlamentin në vendin më qesharak në Shqipëri, më në fund kanë vendosur të bëjnë diçka serioze.

 

Myslim Murrizi, i vetmi emër që ka një histori politike në grupin e deputetëve anonimë në Kuvend, tha sot se do të formojë një parti politike. Edhe pse do të jetë partia e 150 që do të krijohet në vend, nuk duhet parë si një zhvillim negativ. Gjithë emrat që morën mandatet me apo pa pazare do të kenë kështu mundësi të shfaqen para qytetarëve ashtu siç janë.

Së pari, do të kuptojë vet se sa vlejnë. Nëse futen në zgjedhje dhe me shumë gjasa nuk do marrin as votat e familjes së tyre, të paktën do t’u tregojnë shqiptarëve, me letra, atë që të gjithë e dinë. Që kjo aradhë deputetësh nuk ishin politikanë, por një turli individësh që u morën nga rruga dhe u futën në Kuvend.

Së dyti, krijimi i një partie është gjëja më e mençur që do të bëjnë në morinë e budallallëqeve që kanë lëshuar nga goja këto kohë. Duke dalë me partinë e tyre nuk do të thuhet më se janë të opozitës, erdhën nga PD apo LSI. Do të dalin të kërkojnë vota për idiotësitë që kanë bërë dhe do mbajnë përgjegjësi për pazaret me rilindjen.

Së treti, partia e re do të jetë një telash i madh për rilindjen. Pasi i sollën njerëzit anonim në Kuvend, për të bërë diversion ndaj opozitës reale do të detyrojnë socialistët të shkojnë në mitingjet e Kujtim Gjuzit dhe të tjerëve. Do të duhet ta mbajnë dhe me lekë këtë parti dhe në fund edhe të vjedhin vota për këta deputetë. Nuk është një bela e vogël për PS, nëse kujtojmë që brenda radhëve të saj ka plotë idiotë të rilindjes që duhen mbajtur me shërbime të tilla.

Në nismën e re që deputetët e sajuar si “opozita e re” kanë ndërrmarrë bashkë me rilindjen ka një problem të madh. Partia e re duhet të jetë opozitare, por realisht nuk ka asgjë të tillë në qëndrimet e tyre. Ata duan të jenë rivalë të rilindjes, por nuk e bëjnë dot sepse janë bashkë në kontratat e koncesioneve dhe vendimeve të tjera korruptive. Ata do dalin këto ditë të sulmojnë Ramën, por dihet se qëllimi është të dobësojnë Bashën dhe opozitën. E vetmja gjë e sigurt është se paratë, media dhe mbështetja e rilindjes për të bërë sabotime ndaj opozitës nuk do tu mungojë asnjëherë.

Një parti më shumë në qindra partitë anonime që ka Shqipëria është lajm i mirë për vendin. Gjithë deputetët e pazarit të Milotit, të shiturit, të blerët, injorantë, dallkaukët e këtij Kuvendit të degraduar tashmë do të kenë një seli ku do mblidhen të gjithë. Edhe nëse janë duke u menduar për emrin, mirë është të mos lodhen shumë. E kanë gati.

Prej kohësh quhen: Partia e TURPIT. Ka edhe një togfjalësh për një soji nga këta deputetë si “deputetët idiotë”. Por këtë nuk po e themi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...