Skandali/ Mbetje radioaktive e kimike po digjen në Elbasan, akuza Ahmetajt dhe Gjeneral Begajt

Diel, 03 May 2020 14:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari i cili denoncon hyrjen e materialeve  të rrezikshme në magazinat e ushtrisë.

'Pershendetje Zoti Berisha dua të bëj një denoncim: Në grup-depot e Marikaj, Vorë, u magazinuan një sasi e konsiderueshme mbetjesh spitalore (Ilaçe të skaduara) dhe mbetje të rrezikshme radioaktive”, keshtu i shkruan qytetari ish kryeministrit Berisha.

 “Mbetje radioaktive dhe kimike tani magazinohen në depot e Ushtrisë dhe digjen në Elbasan!”, shkruan ne mesazhin e tij, denoncuesi. 
 
 

Ja postimi i plotë

 
 

Mbetje radioaktive dhe kimike magazinohen në depot e Ushtrisë dhe digjen në Elbasan!

Akuzohen të implikuar Arben Ahmetaj dhe Gjeneral Bajram Bega.

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha dua të bëj një denoncim: Në grup-depot e Marikaj, Vorë , u magazinuan një sasi e konsiderueshme mbetjesh spitalore ( Ilaçe të skaduara ) dhe mbetje të rrezikshme radioaktive. Operacioni ka qenë shumë sekret dhe personeli që i ruante ju bë presion që të mos fliste pasi do të kishte pasoja personale dhe familjare ( kercenim tipik mafioz).

Sipas përsonelit të ruajtjes aty, ku operacioni bëhej me perkujdesjen e Gjeneral Bajram Bega, Ministri Ahmetaj ( u kujdes që mbetjet më pas të dergoheshin në Inceratorin e Elbasanit). dhe një pjesë e MM. Mund të verifikohet nëse prokuroria bllokon librat e shërbimit me keto grip- depo. Klm mirë Doktor dhe ju lutem mos e bëni publik emrin pasi mafia nuk fal.

Miremëngjes Doktor.

Më fal për vonesën por sot mi siguruan të dhënat, për shkak të situatës.
Këto janë të dhënat e mjeteve që kanë hyre në repartin që ju permenda më sipër. Janë një pjesë e të dhënave për kohën që kanë hyrë materialet, mjetet që kanë bërë transportin, shoferat. Eshtë e thjeshtë të hetohet dhe verifikohet: pse Këta kamiona civilë hyjnë në rep. Usht.?
Me çfarë urdhri janë futur?
Ku janë dokumentat e materialeve që kanë hyrë?
Si është administruar malli dhe nga kush? Etj. Etjera. Etjera......

ImageImageImageImageImage

 
 

Modifikuar më Diel, 03 May 2020 15:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...