“Kriza e koronavirusit i ka dhënë Kryeministrit Rama mundësin të marrë personalisht një rol më të madh institucional dhe politik”, analizon raporti mbi “Demokracinë dhe gjendjen e emergjencës” i publikuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Raporti tregon se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në veçanti Serbia dhe Shqipëria e kanë përdorur pandeminë për të grumbulluar më shumë pushtet në duart e tyre me shumë pak rezistencë. Ky grumbullim pushteti, sipas FES ka ndikuar në dobësimin e rolit të Kuvendit në këto vende, i cili tani ka kaluar në plan dytësor.
Raporti thekson se “Kushtetueshmëria e masave ndaluese janë vënë në dyshim nga opozita gati në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, ndërsa bashkimi politik i përkohshëm i partive kryesore ka qënë afat shkurtër, nëse me të vërtet ka ekzistuar ndonjëherë”.
Gjetjet kryesore të studimit të FES për Shqipërinë janë:
“Në Shqipëri, media ka raportuar vazhdimisht krizën por pjesa më e madhe e raportimeve është bazuar në të dhënat e parapërgatitura nga stafi i ministrive.
Kriza i ka dhënë Kryeministrit Edi Rama mundësinë që personalisjt të marrë një pushtet më të madh politik dhe institucional. Kryeministri ka qënë krye zëdhënësi, duke njoftuar përsonalisht çdo vendim të marrë, duke nisur që nga detajet e fashës orare të mbylljes së vendit, tek justifikimi i çdo vendimi përfshirë edhe lajmërimin e njerëzve për “të mos dalë, për tu kujdesur për familjen e tyre, dhe të lajnë duart”.
Demokracia turke në rrezik ndërsa Rama uron Erdoganin
Nga Natan Haasnoot
Në disa raste ai ka dalë në televizor duke i kthyer përgjigje dhe dhënë shpjegime qytetarëve të cilët i kanë dërguar mesazhe në facebook. Përmes daljeve të tij ditore në TV dhe median sociale Kryeministri komunikoi masat dhe vendimet përpara se ato të hynin formalisht në fuqi”.
FES do të publikojë raportin e dytë mbi demokracinë dhe gjendjen e emergjencës në maj të 2020.