‘Cirk vdekjeprurës me të sëmurin’/ Spahia publikon denoncimin e mjekes: Një 30 vjeçar humbi jetën në spitalin e improvizuar

Hënë, 04 May 2020 20:13

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka publikuar denoncimin e një mjekeje lidhur mbi vdekjen e një 30 vjeçari në spitalin e improvizuar në Elbasan, duke e cilësuar këtë si një cirk vdekjeprurës me të sëmurin

Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan - Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën.  Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj.

Login to post comments