‘Shmangni grumbullimet fetare’/ Famullitari i Shkodrës kundër MSH: Kërkoni falje dhe fshijeni

Hënë, 04 May 2020 20:55

Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj e ka quajtur të papërshtatshëm dhe fyes termin grumbullime fetare të Ministrisë së Shëndetësisë ne foton e publikuar një ditë më parë për distancimin social.

Në reagimin e tij në Facebook, ai shkruan se është shumë fyese përdorimi i termit ‘grumbull’!.

 

 ‘Në fakt, termin, ua sugjeroj ta përdorin lidhur me problemet e kësaj Ministrie sepse gjithmonë i ka pasur dhe i ka grumbull. Ju, zotëri, me papërgjegjshmërinë më të madhe (edhe se shpresoj të jetë pakujdesi), gjeni kohë me fol për ‘grumbullime’ besimtarësh! Edhe nëse këta të fundit përbëjnë problem, ju siguroj që është problemi i fundit i vendit tonë. Gjithashtu, Kryeministria, që aq shumë krenohet dhe përdorë harmoninë fetare, brenda dhe jashtë, për interesa nga më të ndryshmet, të kërkojë ndjesë ose të detyrojë subjektin në fjalë të kërkojë falje, si dhe të fshijë spotin nga siti përkatës’, shprehet famullitari Dom Vlash Palaj në reagimin e tij.

 

Reagimi i plotë i Dom Vlash Palaj:

Ministria e Shëndetësisë, me pakujdesin më të madh, pash se dje kishte publiku spotin mbi distancimin social. Me një papjekuri tipike militantësh…, urdhëron në mënyrë eksplicite mosgrumbullimin fetar. Menjëherë më lindi pyetja: Çfarë tagri, lidhje, ka Ministria e Shëndetësisë me asambletë fetare? Në rast problemi, përgjegjësia bie mbi Komunitetet fetare, Kryeministrinë (si administruese e emergjencës) apo Forcat e rendit.

Mendoj se është shumë fyes përdorimi i termit ‘grumbull’! Në fakt, termin, ua sugjeroj ta përdorin lidhur me problemet e kësaj Ministrie sepse gjithmonë i ka pasur dhe i ka grumbull. Ju, zotëri, me papërgjegjshmërinë më të madhe (edhe se shpresoj te jete pakujdesi), gjeni kohë me folë për ‘grumbullime’ besimtarësh! Edhe nëse këta të fundit përbëjnë problem, ju siguroj që është problemi i fundit i vendit tonë.

Prandaj, qëndrimi Juaj është krejtësisht i papërshtatshëm dhe fyes.

Vlerësoj se Komunitetet fetare, Krerët e tyre, të cilët mendoj se po sakrifikojnë shumë në respekt të mbrojtjes së jetës si dhe të ligjeve në fuqi, që të mos heshtin përballë fyerjeve të tilla. Në lojë nuk është vetëm dinjiteti Juaj, por i çdokujt që beson në Zot.

Gjithashtu, Kryeministria, që aq shumë krenohet dhe përdorë harmoninë fetare, brenda dhe jashtë, për interesa nga më të ndryshmet, të kërkojë ndjesë ose të detyrojë Subjektin në fjalë të kërkojë falje, si dhe të fshijë spotin nga siti përkatës.

Dom Vlash Palaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...