Sot vendoset fati i Dvoranit, Meta mesazh të koduar nga Varrezat e Dëshmorëve:Është dita për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht.

Tuesday, 05 May 2020 10:31

Nga Varrezat e Dëshmorëve, ku kryen homazhe në nder të të rënëve në luftë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli për lirinë dhe pavarësinë, duke thënë se ato duhen mbrojtur çdo ditë, sepse sipas tij, në kohët e reja cenohen në forma të reja.

“Liria dhe pavarësia kanë ardhur përmes një lufte të shenjtë, e cila duhet të mbrohet. Liria dhe pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë, sepse në kohët e reja cenohen edhe në forma të reja”, tha Meta.

Më tej, Presindeti u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin që pritet të japë sot Këshilli i Lartë Gjyqësor për Ardian Dvoranin, të cilit i ka mbaruar mandati si kryetar i KED dhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Presidenti Meta nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt çëështjen, por dha një mesazh të koduar, teksa u shpreh se kjo është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht.

Modifikuar më Tuesday, 05 May 2020 10:38
Login to post comments