SYRI TV ka zbardhur debatet dhe votimin e KLGJ-së për mandatin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, me 7 vota pro dhe 4 kundër.
Ka pasur debatet në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Anëtarët janë përplasur për vendimin që kërkon mendimin e ndërkombëtarëve për mandatin e Ardian Dvoranit
Gjatë debatit anëtarja e KLGJ-së, Fatmira Luli është shprehur: Cili është problemi ligjorë që do kërkojmë ndihmë tek partneret ndërkombëtar?
KLGJ ka vendosur ti japë një mundësi Dvorranit për të rishikuar qëndrimin e tij, duke i vendosur në dispozicion komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me Presidentin.
Përfaqësuesit e USAID dhe Euralius, që ndodheshin në mbledhje janë shprehur pro marrjes së mendimin ndërkombëtar për mandatin e Ardian Dvoranit
Votimi në KLGJ është ndarë si më poshtë: Ilir Toska PRO, Dritan Hallunaj PRO, Maksim Qoku PRO, Fatmira Luli JO, Marcela Shehu JO, Brikena Ukperaj PRO, Alban Toro JO, Medi Bici PRO, Nureda Llagami PRO, Bruna Kadi JO.
Burime për SYRI TV kanë bërë të ditur se Ardian Dvorani nuk ka paraqitur argumente ligjore pasi nuk ka studiuar raportin e komisionit të karrierës.
‘Situata është e qartë dhe nuk ka nevojë për interpretime të kushtetutës dhe opinion ndërkombëtar pasi është çështje administrative për dorëzimin e zyrës’, është shprehur anëtarja e KLGJ-së, Fatmir Luli.