Takimi me ambasadorin Bucci, Meta: Italia një partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë

Tuesday, 05 May 2020 15:05

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar në faqen e tij në facebook takimin që ka zhvilluar me Ambasadorin e Italisë  në Tiranë Fabrizio Bucci.

“Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat”, shkruan Meta në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.

Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.

E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Andrà tutto bene!

Image

 
 

Login to post comments