Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, e ka cilësuar si një dështim të radhës të Reformës në Drejtësi, vendimin e sotëm të KLGJ-së për shtyrje vendimi për mandatin e Dvoranit.
‘Vendimi i Keshillit të Lartë të Drejtësisë sot ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek institucionet e reja të drejtesisë tek pavarësia e profesionalizmi .
Detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushetutes i cili sanksionon se “ Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjecar, pa te drejtë riemerimi”
Për çfarë arsye kërkohet asistenca e EURALIUS apo OPTAD kur Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë dhe nuk lë hapsirë për asnjë interpretim?
Edhe nëse do kërkohej një interpretim kjo mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne ndertuam drejtesinë e re.
Kjo ndodh pasi KLGj nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për një vendimarrje e kjo u pa mjaft qartë.
Turp i madh , kjo shmangie vendimarrje e qëllimshme dhe aspak e arsyetuar ligjërisht për gjyqtarin Ardian Dvorani që i ka mbaruar mandati që në 2014 dhe rri në detyrë në menyrë antkushtetuese kur tashmë prej marsit 2020 kemi 3 anëtarë të rinj nga juristet më të spikatur pjesë të Gjykatës së Lartë.