Në një intervistë ekskluzive për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Meta u shpreh se me procedurën e ndryshimeve në Kodin Penal po spekulohet.
Meta tha se kishte një boshllëk në Kodin Penal dhe ndryshimet janë më të kujdesshme se ato të Danimarkës.
Meta shtoi se nëse do t’i kishte kthyer këto ndryshime, qeveria do t’i kishte miratuar gjithsesi dhe do të thellohej polariteti.
Meta: I gjithë spekulimi se ai takon me sjelljen e presidenti, se akti është i shkëlqyer, kapen gjoja që procedura, sepse Kushtetuta nuk e parashikon ndryshimin e Kodit Penal në një situatë të tillë, por gjoja te procedura. Sërish më këtë çështje spekulohet, pasi procedura kishte nisur me parë, qysh me ndryshimet e dhunës në familje.
Ndodhi kjo situatë dhe qeveria kishte një të drejtë që Kodi Penal kishte një boshllëk. Përndryshe do të kishte një arbitraritet. Këtu kemi dy nene ku procedura është kjo dhe mund të hahet një debat, por kishte një boshllëk dhe ishte e logjikshme.
Ne i dërguam propozime mazhorancës për ndryshime të draftit të parë dhe ajo që mund të them me plot bindje sot është që ajo që është miratuar është më e kujdesshme se kodi Penal i Danimarkës.
Ky bashkëpunim ju kërkua nga qeveria dhe parlamenti. Unë mund ta kisha kthyer dhe do të kisha fituar duartrokitje, por qeveria do ta kishte miratuar dhe do të thellohej polariteti.