Presidenti Meta reagon pas raportit të Freedom House: Ja kambana e fortë e alarmit. Është koha për një ringritje të menjëhershme me qëllim përmbushjen e kushteve të vendosura Nga BE.

E mërkurë, 06 May 2020 10:22

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”.
Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.
Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.
Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme. 🇦🇱

Login to post comments