Dokumentet ekskluzive/ Ja kompania që fitoi tenderin 1.5 mln euro te ushqimeve

E mërkurë, 06 May 2020 15:49

Eurovia shpk, kompania nga Maqedonia e Veriut, që fitoi tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimeve në Shqipëri është themeluar në shtator të vitit 2016.

SYRI.net publikon dokumentet ekskluziv te themelimit si dhe statutin e shoqërisë Eurovia, e cila është pjese grupit ‘Adel Co’, të zotëruar nga Elmedin Ademi.

Sipas ekstraktit të siguruar nga zyra e regjistrimit të biznesit në Maqedoninë e Veriut, objekti i vetëm i shoqërisë është ai i ndërtimit të objekteve të ndërtimit të ulët.

Por pavarësisht se është themeluar me këtë objekt veprimtarie, Eurovia shpk u bë e njohur për publikun shqiptar kur fitoi pa garë, tenderin e mbyllur me vlerë 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për blerjen e ushqimeve për të asistuar familjet e varfra gjatë pandemisë.

Ky tender u denoncua nga opozita si një aferë korruptive, për të cilën Partia Demokratike ka dorëzuar padi edhe ne SPAK.

Kallëzimi në SPAK

Sipas kallëzimit penal të dorëzuar në SPAK, PD ka kërkuar nisjen e hetimit për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria ‘EUROVIA’ shpk, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria ‘XPERT SYSTEMS’ sh.p.k., me administrator Renald Gova.

PD në kallëzim shprehet se janë 6 vepra penale të konsumuara prej të akuzuarve:  ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, ‘Shpërdorimit të detyrës’, ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror’.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë.

‘Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj ‘tregtimin e ushqimeve’, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:

Si e identifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtpërdrejtë?

2- Çfarë eksperience kishte kjo kompani kompjuterësh në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?’ – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar ‘Ftesë për Ofertë’ kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar.

‘Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qenë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informacion paraprak, si dhe kanë qenë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë’, – thuhet në kallëzimin e PD.

Modifikuar më E mërkurë, 06 May 2020 15:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...