“Paketat e qeverisë janë tallëse”, Nasto: Gjendja e bizneseve e rëndë, të ndiqet modeli i shteteve europiane

E mërkurë, 06 May 2020 15:59

Kreu i Shoqatës së  Biznesit të  Vogël në  Shqipëri Albert Nasto tha se paketat që  ka dhënë  qeveria për biznesin e vogël kanë  qenë  tallëse.

Nasto theksoi se gjendja e bizneseve paraqitet e rëndë , kurse ka shtuar se qeveria thjesht duhet të  ndjekë  modelet e shteteve rajonale apo europiane.

“Ne si biznese të  vogla nuk mund të  kalojmë  dot as 1 muaj e lëre më  shumë  se 2 muaj mbyllur. Qeveria nuk ka asnjë  plan afatshkurtër dhe afatgjatë . Këta paketa po na degradojnë. Duket sikur ne duam lëmoshë , por ne nuk duam lëmoshë . Kushtetuta thotë se në  gjendje të  fatkeqësisë natyrore, nese qeveria e bashkia mbyll bizneset, atëherë  duhet t’i dëmshpërblejë  për gjithcka. Bashkitë  nuk kanë  bërë  gjë . Baret dhe restorantet mos harrojmë  se harxhojnë  shumë  energji elektrike.

Nuk mund të  kalohet kjo krizë me 260 mijë  lekë  a 400 mijë  lekë  të  vjetra. Këtu duhet të hidhet lekë . Kjo pagesë  ka qenë  tallëse. Nëse jemi bërë  për këtë  pagesë, kurrë  mos e marrshim. Ne me ftesë të  kryetarit të  opozitës kemi ardhur për të  bërë  ekspoze të  situatës. Mos harrojmë  se as gjysma e bizneseve nuk ka marrë  ndihma. Duhet të  hapen bizneset e bashkë  me to, edhe qytetarët duhet të jenë prezente . Të  ndjekim modelet e shteteve rajonale e europiane. Gjendja e bizneseve është  shumë  e rëndë , ndaj duhet lehtësim taksash”, tha Nasto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...