Kuvendi hapi 4 tendera brenda 3 javëve, 14 mln lekë për mbrojtjen e deputetëve

E mërkurë, 06 May 2020 17:19

Edhe pse çdo të enjte i shohim në paradë veshjesh e së fundmi edhe në një paradë maskash, Kuvendi ka gjetur momentin për të hapur plot 4 tendera brenda një periudhe 3 javorë për të blerë mjete mbrojtëse për deputetët. Qytetarët thonë se pas kësaj fshihet korrupsioni.

Për nevojat e luftës në të cilën ndodhet vendi deputetët vendosën të heqin dorë nga gjysma e pagës së tyre dhe e vendosen atë në dispozicion të buxhetit të shtetit.

Por kjo nuk ka bërë që ata të heqin dorë nga përfitimet që marrin prej statusit që kanë, ku futen pagesa e telefonit, pagesa e qerasë së shtëpisë apo pagesa e karburantit të automjeteve që përdorin. E sikur të mos mjaftonte kjo Kuvendi ka menduar të lehtësojë për deputetët edhe kostot e blerjes së maskave e dorezave, që në fakt kushtojnë aq sa për ligjvënësit është mëse e përballueshme me pagën që marrin, edhe pse të përgjysmuar.

Madje edhe punonjësit e policisë, që marrin një pagë modeste, i blejnë vetë mjetet mbrojtëse.

Duke qenë se në seancë plenare lejohen të marrin pjesë të gjithë deputetët, Kuvendi do sigurojë që ata dhe punonjësit e administratës të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Për këtë arsye janë hapur 4 tendera brenda një periudhe 3 javore me një fond limit prej më shumë se 14 milionë lekësh.

Qytetarët akuzojnë se kjo është një padrejtësi dhe pas gjithë kësaj fshihet një korrupsion i madh.

"Duan të kenë sa më shumë përfitime për veten"

"Në periudha krize gjithmonë ka ekzistuar ideja të rrjepim sa më shumë"

"Është e pallogjikshme, polici ta blejë vetë, qytetari ta blejë vetë, kurse ata ta blejnë me paratë tonë"

Tenderi më i fundit është mbyllur ditën e hënë ndërkohë që për të gjithë tenderat e zhvilluar nuk rezulton asnjë nga dokumentet e njoftimit online, vetëm ftesa për ofertë dhe të dhënat kryesore të secilit tender.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...