'U shkatërrua drejtësia'/ Paralajmërimi i Bylykbashit: Mund të na duhet të rikonceptojmë një sistem që i mungon shqiptarëve

E mërkurë, 06 May 2020 19:43

I ftuar në "Ora 19" në Syri TV, ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, teksa komentoi raportin e sotëm të "Freedom House", e quajti atë një këmbanë alarmi për Shqipërinë.

“Koncentrimi i pushteteve në duart e kryeministrit si kurrë më parë duke rrëzuar kollonat që balancon pushtetet. U shkatërrua derejtësia që mund të rrëzonte ligjet anti-kushtetuese të qeverisë. Shqipëria i ka të gjitha elementët problematikë, ndërsa vendet e tjera kanë një ose disa.

 

Është shumë interesant që raporti bën leximin e duhur, gjë që duhej ta bënin edhe ndërkombëtarët kur ne ngrinim zërin për cënim të demokracisë. Ne jemi model shumë i keq për të tjerët. Ne (opozita) do të përpiqemi me të gjitha frontet që kjo qeveria të largohet fdhe zgjedhjet të vendosin legjitetimin e demokracisë”, tha ish deputeti demokrat.

 
 
 

Sa i përket çështjes Dvorani dhe vendimit të djeshëm të KLGJ, Bylykbashi e quajti një turp.

 
 

Është lapidari i shëmtisë të të gjitha defekteve të reformës në drejtësi, që u bë për kapjen e sistemit të drejtësisë. Ne u munduam shumë për paragrafin 88 që të mos kapej KLGJ dhe KLD, ndërsa sot kemi një KLGJ të paaftë për të kryer detyrën e saj dhe dërgon memo te organizata astitence që janë pa një legjitimitet në këtë vend. Janë bashkëautorë krisjesh në Kushtetutë.

Ky është një turp i papranueshëm. Mund të na duhet të rikonceptojmë një sistem drejtësie që i mungon shqiptarëve”, tha ndër të tjera Bylykbashi në intervistën e tij për gazetaren Juli Krisafi.

Login to post comments