S’kanë marrë ‘pagën e luftës’, punonjësit e fasonerisë në Kuçovë në protestë

E Enjte, 07 May 2020 09:09

Punonjësit e një ndërrmarrjeje fasonerie në Kuçovë kanë protestuar mengjesin e sotëm  përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për pagën e luftës.

Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar ketij institucioni për të kërkuar arsyen perse ata nuk kanë  marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

 

Ndërrmarja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në dt.9 prill.

 

 
 
 
Login to post comments