“Sundim i ligjit, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, Basha: E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga zbatimi i 15 kushteve nga qeveria.

E Enjte, 07 May 2020 13:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor:
Sundim i ligjit, vlera demokratike, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor
‘Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit të qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve’- u shpreh kreu i opozitës. Qëllimi kryesor i PD dhe i opozitës në Shqipëri janë zgjedhjet e lira e të ndershme, të pandikuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbështetjen e qeverisë aktuale.
Për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias foli dje pas Samitit të Zagrebit edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
Bashkimi Europian theksoi perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për nisjen e negociatave me Shqipërinë nuk ka caktuar asnjë datë, derisa Shqipëria të ketë përmbushur 15 kushtet e përmendura nga kreu i opozitës, përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,dënimin e krimeve zgjedhore në çdo nivel të qeverisjes, ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Modifikuar më E Enjte, 07 May 2020 13:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...