Covid nuk të zë kur bën zgjedhje Besa Shahini.

E Enjte, 07 May 2020 14:20

Në këto ditë pandemie ministrja e arsimit Shahini së bashku me kryeministrin kanë qenë dy figurat ikonë të mënyrës së qeverisjes nga facebook ,te arrogances, kërcënimit dhe në fund të situatës kaotike. Një urdhër i ministres Shahini, cakton zgjedhje në Universitete në 12 qershor ende pa dalë nga gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”, se kur pregatit zgjedhje Besa Shahini , Covid nuk te ze.
Qeveria duket se po përgatit një tjetër 30 qershor, këtë herë në zgjedhjet për dekanë dhe rektorë në universitete.
Në këtë kohë pandemie ku e gjithë vëmendja është te situata e Covid 19, drejtuesit e universiteteve bëjnë llogaritë të mbyllin zgjedhjet me mangësi ligjore, pa zgjedhës, pa bilanc, pa fushatë, ministrja e Arsimit legjitimon me heshtje garën e tyre për pushtet duke larguar studentët nga procesi me Urdhrin e kthimit të studentëve në auditor në muajin korrik.
Por nuk kane te mbaruar skandalet. Ministria e Arsimit, njesia drejtuese e Fakultetit Ekonomik, Administratori Universitetit e Bordi Administrimit, te gjithe në dijeni te manipulimit te diplomave ne UT. Heshtja e kontrolluar eshte per te kapur Universitetin dhe per te fshehur abuzimet.Po Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës ç`rol ka luajtur në fabrikimin e diplomave të jashtëligjshme në Universitetin e Tiranës? A ka pasur dijeni, dhe nëqoftëse po, çfarë masash ka marrë? Një bord administrimi, qoftë për pozicionin që ka, qoftë për kureshtje, ndërgjegjie apo përgjegjësi personale, duhet të shqetësohet, madje të alarmohet, kur institucioni që ai administron, fabrikon diploma studentësh që s’kanë ekzistuar ligjërisht të regjistruar në universitet, përndryshe ç’kuptim ka ekzistenca e bordit të administrimit në një universitet?
Ja cfarë i përgatit studentëve dhe maturantëve etja për pushtet, për të kapur shkollat e larta, për të bërë zgjedhje hajdutësh, për t’iu imponuar intelektualëve dhe rinisë studentore!Etja për pushtet duke i ngrënë kokën rinisë të kombit!
Shume zera te njohur, akademike jane shprehur se keto zgjedhje nuk jane te ligjshme , nder ta edhe akademiku i mirenjohur Artan Fuga ku shprehej:
"Më gjeni një pedagog ose pedagoge, drejtues universitar, që ka dalë të thotë: Studentët të vijnë në mësim, edhe maturantët, sepse me masat që do të marr unë garantoj shëndetin e tyre dhe të pedagogëve dhe personelit!
Ma gjeni një!
Një kriminel të tillë!
Ma gjeni një pedagog të vetëm, ose pedagoge të vetme, një drejtues universitar që të ketë pasur paturpësinë të deklarojë se zgjedhjet me universitetet e mbyllura, pa studentë, pa kushte fushatash, pa pjesëmarrje studentësh janë në përputhje me ligjin!
Ma gjeni një, vetëm një debil të tillë!
Po e gjetët, me siguri që punon në ujësjellës, ose ka projektuar kampusin gjigand të universitetit që në letra është ngritur kurse në realitet ka shërbyer për të zhvatur studentët!".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...