Salianji: Të dyja paketat e Ramës janë qesharake, taksat e qytetarëve i çon vetëm te një grup njerëzish

E Enjte, 07 May 2020 19:07

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Ervin Salianji u shpreh se qeveria nuk po interesohet për biznesin e qytetarët, po vetëm po i dërgon taksat e tyre te një grup njerëzish.

Sipas Salianjit, të dyja paketat janë qesharake dhe korrigjojnë njëra-tjetrën dhe shtoi se këto shuma janë të pamjaftueshme.

Ervin Salianji: Sipas gjykimit tonë duhet të ishin marrë masa apo paketat që ne kemi propozuar. Ne i kemi propozuar për qytetarët dhe jo për të ndihmuar Ramës, pasi vetëm largimi i Ramës do t;i jepte frymëmarrje ekonomisë dhe Shqipërisë. Dy paketat e para, edhe ata që janë pro qeverisë kanë thënë se janë në krizë reale dhe qeveria nuk po interesohet për ta, për vendet e punës, për biznesin e vogël. Qeveria interesohet vetëm që t’i çojë taksat e qytetarëve te një grup njerëzish. 

Të dyja paketat janë qesharake dhe korrigjojnë njëra-tjetrën. Alokimi sipas të gjithë ekspertëve dhe dhënia e parave përmes thesarit, nuk i ka kaluar 12 milion euro. Këto shuma janë të pamjaftueshme dhe nuk dihet se kur shkojnë. Kur nuk paguajnë qytetarët taksat qeveria nuk të fal dhe të vendos kamatë, por vonohet qeveria për të paguar atë lëmoshë ndaj biznesit, nuk mban asnjë përgjegjësi. Hilja tjetër që bëhet është që nuk po u jep, për të shmangur 260 mijë lekëshin, i ka kategorizuar ndryshe bizneset për t’ju dhënë 400 mijë lekë në total për 3 muaj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...