Berisha:Gënjeshtra e madhe e Ramës për vdekshmërinë nga korona

Premte, 08 May 2020 12:33

Kryeministri Edi Rama u krenua me shifrat e vdekshmërisë nga koronavirusi në Shqipëri gjatë një interviste virale në SYRI TV.

Por edhe pse tha se kemi rezultatet më të mira në botë, ai u përgënjeshtrua aty për aty me publikimin e shifrave që tregojnë se nuk jemi më të mirët as në Europë, aq më pak në botë.
Por problemi nuk është ky

BBC shkruan vazhdimisht se mëyra se si matet vdekshmëria nga koronavirusi në Europë e bën thuajse të pamundur të bëhen krahasime. “Është sikur të krahasosh bananet me mollët,” shkruan BBC.

Sipas saj, në Britani vdekshmëria matet në mënyrën më të shpejtë, duke përfshirë në listë këdo që e ka virusin në trup. Por në Shqipëri kemi dëshmuar në disa raste në Shkodër se në listë nuk janë përfshirë të vdekur që e kanë pasur virusin në trup.

Megjithatë, edhe me ato shifra që publikon Rama, sërish ai manipulon. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kjo është një gënjeshtër gjigande e Ramës.

STATUSI I BERISHES
Një rrenë e re gjigande e Xhahil kryeepidemiologut!

Miq, Kryepidemiologu Xhahil i Surrelit pasi u kishte thënë shqiptarëve se mund të kemi 18 mijë të vdekur nga Covid-19 mbrëmë deklaroi një rrenë të re gjigande, sipas tij duke folur për vdekshmërinë nga viroza, Shqipëria ka pasur rezultatet më të mira në botë në luftën kundër Covid-19.

Kjo është një rrenë gjigande e madhe sa e para!

Sipas portalit ‘Worldmeter coronavirus’, i cili jep në kohë reale statistikat për Covid-19 për çdo vend, Shqipëria ka vdekshmërinë për 1 milionë banorë (edhe sipas statistikës zyrtare të falsifikuar të Edvin Mashtrimit që fsheh mbi 50% të vdekjeve nga viroza) më të lartë se 144 vende të globit!
Kurse vdekshmërinë për numrin e rasteve të infektuara Shqipëria e ka më të lartë se 165 vende të globit.
Për ata që janë të interesuar iu sugjeroj t’i hedhin një sy portalit 'Worldmeter coronavirus' ku në të do gjejnë vdekjet për 1 milonë banorë nga Covid-19 për çdo vend dhe vdekjet dhe numrin e rasteve të infektuara për çdo vend. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...