sh-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar ndaj projektligjit të Ministrisë së Brendshme për nxjerrjen në lirim të punonjësve të policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç. Caka i kujton ministrit Sandër Lleshaj se e mori detyrën si anëtar i kabinetit qeveritar, dy vite më parë, kur ishte 55-vjeç.
Postimi i plotë i Silva Cakës në Facebook:
“Zotëria që në moshën 55 vjeçare u bë Ministër i Brendshëm, kërkon të hakmerret ndaj kolegëve të tij, të së njëjtës moshë!
Projektligji i ri për Policinë e Shtetit, synon të paragjykojë e të diskriminojë çdo efektiv policie, i cili ka mbushur moshën 55 vjeç, duke e larguar atë nga puna, pasi i ka dhuruar gjithë jetën atij profesioni. Dhe mbi të gjitha, t’a trajtojë atë me gjysmën e pagës neto!!!
Në shumë vende të botës, kur polici arrin një moshë të caktuar, për shkak të efektshmërisë që kërkon detyra, atashohet pranë posteve administrative, të cilat nuk i mungojnë administratës tonë burokrate. Vetëm këtu tek ne ndodh që mendja ”brilante” e Ministrit 57 vjeçar, kërkon t’i hedhë në kosh të plehrave 30 vite investim dhe mund!
Pavarësisht lodhjes që mund të shkaktojë profesioni, polici 55 vjeçar është ende i aftë për kryerje detyrash administrative e mbi të gjitha është kryefamiljar dhe paga e tij mund të jetë e vetmja e ardhur e familjes së tij.
Mos harro Ministër se mosha e pensionit është rritur dhe aq më tepër, në Shqipëri është tej mase e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të gjesh një vend pune në moshën 55 vjeçare.
Keni ngritur pafund struktura policore ku mund të punësoni militantët tuaj, pa qenë nevoja të nxirrni në rrugë të madhe punonjësit që i dedikuan jetën profesionit. Paraardhësi juaj I quajti barkderra, ndërsa ju po guxoni t’iu ndërprisni karrierën dhe jetën në mes. Jo të gjithë e kanë fatin, që nëpërmjet servilizmit e lëpirjes, të bëhen ministra në moshën 55 vjeçare”.