“Mobilizimi më i madh që nga 2004”, SHBA vendos për dërgimin e 400 ushtarëve shtesë në Kosovë

Saturday, 09 May 2020 10:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Iowas.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombëtare të Iowas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas

Në njoftim thuhet se ky është mobilizimi më i madh i Gardës së Iowas në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njësitet e para në Kosovë.

Nisja e trupave do të fillojë në muajt korrik dhe gusht, ndërsa procesi i vendosjes të të gjithë ushtarëve pritet që të zgjasë afërsisht një vit. Ndërkohë 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për mision në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...