”Nuk jam për modelin suedez”, Berisha jep 3 elementet për të luftuar COVID-19: Maska, karantinë e programuar dhe testime të gjera, jo masive sepse…

Saturday, 09 May 2020 18:07

Ish- kryeministri Sali Berisha ka dhënë në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 3 elementet për të luftuar COVID-19.

Sipas tij përdorimi i maskave, karantina e programuar si dhe testimet e gjera janë mënyra për të mposhtuar dhe zbuluar këtë pandemi.

Ai nuk është për testime masive pasi thotë se kushtojnë shtrenj por për testime të gjera që do të zbulonin çdo rast.
Për për të 3 këto elemente Berisha akuzon qeverinë dhe Ramën që nuk i ka ndërmarrë siç duhet.

”Një pandemi për qytetarin dhe për politikanin ka si obligim kryesor mjetet e përballimit. Janë të njëjta si për vendet më të zhvilluar dhe ato më pak të zhvilluara. Maskat, shtretërit, testimet. Dhe më as edhe mjekimet apo ilaçet. Me këto elementë çdo vend përballet me këtto pandemi.
Shqipëria zero masa për maskat. Qeveria ka shqipëruar në 3 muaj vetëm një prononcim për maskat. Kanë bërë gjithçka që të thonë që OBSH nuk rekomandon maskat. Blenë 8 mijë lekë maskë kur në farmaci blihet 3 mijë lekë. Fituan një alergji nga vjedhjet me tenderat sekretë që bënë batërdi.
E kam shtruar e të madhe çështjen e maskave, të respiratorëve që isha i sigurt që mungonin. Kam ngritur shqetësimin e testimeve para se të thoshte OBSh testime testime testime.
Testimi lejon të mbrosh nga infeksioni grupet e rrezikut të lartë. Nëse një familje ka një hiperobez dhe një diabet të përkeqësuar dhe ata kanë një burim. Nëse ai mbahet në shtëpi atëhere ata dy qytetarë i infekton dhe i kërcënon jetën. Ja pse testimi shpëton jetë.
Në të gjitha daljet thotë ‘ëe are the best’, njëherë në rajon, pastaj në Europë dhe më pas në botë.
Në qoftë se u themi shqiptarëve se rezultatet e Shqipërisë janë më të mirat në Rajon, Europë dhe botë, ne u themi një gënjëhstër të madhe sa çështë Rajoni, Europa dhe bota.

Ka një portal që quhet ëorld Meter Coronavirus. Hidhen statistika zyrtare jo të tjera të çdo vendi të botës për rastet e infektuara, të shëruarit dhe të vdekurit, vdekje si raport me të infektuarit dhe me 1 milion. Do të gjeni në kolonën e parafundit vdekjet për 1 milion banorë.
Janë 144 vende të cilat në botë kanë vdekshmëri më të ulët për 1 milion sesa Shqipëria.
Afganistani 3 vdekje për 1 milion, Azerbajxhani 3 vdekje për 1 milion, Australia dhe Zelanda e Re 4 vdekje për 1 milion banorë.
Kam marrë vende që kanë nën 10 vdekje për 1 milionë banorë, apo edhe 20 vdekje në 1 milionë banorë nuk është vdekshmëri e lartë. 3/4 e vendeve të botës nuk kanë ndonjë dallim me gripin sezonal por është gabim ta trajtosh si të tillë.
Kemi të bëjmë me një urbanizim. Japonia është një nga vendet më të urbanizuara ka një vdekshmëri prej 4 për 1 milionë banorë. Jo kudo ky rregull aplikohet. Ndërhyjnë faktorë të tjerë.
Nuk jam për modelin suedez. Unë kam qenë dhe jam maska, testime të gjera, jo masive sepse kushtojnë shumë. Jam dhe për karantinën e programuar. Nuk mund t’i thuash një dyqani të vogël mbyllu ti dhe lë salla të mëdha që fusin punonjës nën frymën e njëri tjetrit.
Qeveria nuk njeh mbulimin e shpenzimeve të kompanisë për mbrojtjen e pacientëve. Maskat t’i prodhojmë në shtëpi. Maska mbron që ato spërklat mos i kalojnë tjetrit. Testimi është kushti, qiriu për të ndriçuar çdo skutë të errët të kësaj pandemie, se ku është fshehur ky virus.

Kjo hapje bëhet pa u bazuar në asnjë kriter njohje të pandemisë, vatrave dhe shtrirjeve. Shkon tjetri operohet për probleme cerebrale, trunore dhe del i infektuar.
Aksidentohet tjetri, shkon në spital, i bëjnë testin dhe del pozitiv.
Numri i të infektuarve është dhjetëra herë më i lartë.
Shqipëria nuk do t’i rikthehet studimit se kur rifilloi epidemia.”- tha Berisha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...